Edhe këtë te martë mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik me vranësira dhe reshje në të gjithë vendin.
Ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 14 °C
në vendet e ulëta: 8 / 13 °C
në vendet malore: 3/ 6 °C
ERA
Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.