Lajme

Reshje dhe temperatura deri në 13 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

By vizional

December 11, 2021

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 06°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.