“Republikanët po minojnë demokracinë”/ Obama: Fitorja e Biden është e qartë, Donald...

“Republikanët po minojnë demokracinë”/ Obama: Fitorja e Biden është e qartë, Donald Trump nuk i pëlqen të..

326
0

 

Ish Presidenti Barack Obama ka thënë se republikanët e vjetër të SHBA po minojnë demokracinë duke ecur së bashku me pretendimet e pabazuara të Presidentit Donald Trump për mashtrim zgjedhor.

Në një intervistë me CBS News, Obama tha se Presidenti i zgjedhur Joe Biden “kishte fituar qartë” garën e këtij viti për Shtëpinë e Bardhë.

 

Obama, paraardhësi demokrat i Trump – tha se akuzat ishin të motivuara nga fakti se “presidentit nuk i pëlqen të humbasë”.

 

“Më shqetëson fakti që zyrtarë të tjerë republikanë, të cilët qartë e dinë më mirë, po shkojnë së bashku me këtë. Është një hap më shumë për të delegjitimuar jo vetëm administratën e ardhshme të Bajdenit, por demokracinë në përgjithësi, dhe kjo është një rrugë e rrezikshme”, tha Obama.

 

Rezultati u projektua nga media amerikane të shtunën, por disa numërime vazhdojnë ende.

 

Duke pretenduar manipulimin e votave, Trump ka filluar një sërë sfidash ligjore. Por ekipi i presidentit ende nuk ka siguruar ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre.