Reportazh/ Tre ditë festa e këngës në Vitoje/Nga : Gezim Vuçaj

Reportazh/ Tre ditë festa e këngës në Vitoje/Nga : Gezim Vuçaj

588
0

Me autobuzin komod të agjencise “Kopliku Travel” të pronotuar nga kantina e Verës “Miqesia” Koplik , me president z.Ramadan Likaj, ku për hirë të së vërtetës duhet thënë që është i vetmi biznesmen sponsorizues dhe mbështetës i përhershëm i Shoqatës kulturore – artistike “Sali Mani”. Kësisoj edhe kësaj rradhe, as Bashkia M.Madhe e cila do të duhej jo vetëm të mbështeste këta artistë që përfaqësojnë dhe shpalosin vlerat më të mira kulturore-etnografike të Malësise, por realisht me artin e tyre këta bëjnë krenarë këdo, ç’do Malësor, por vetëm pushtetarët dhe . . . Jo! Gjithësesi artistët “duruan” të veshur me rrobat kombëtare vapën edhe ndonjë javashllek të policisë sonë, se ata të Malit të zi, me dashamirësi shpreheshin: A… artistët . . . Vitoja . . . Pra vlersim për artin. Gjithësesi me të mbërritur në qendrën për kultur në Tuz, artisët Malësor u priten nga organizatorët dhe natyrshëm një foto këtu flet sa për mijëra fjalë . . .

MANIFESTIMI KULTUROR NË QENDËR TË QYTETIT TË TUZIT . . .

Ashtu siç ishte paracaktuar rradha e daljes në skenën e konkurimit në Vitojë, u bë edhe rreshtimi i 7 grupeve të natës së parë. Natyrisht të parët të zotët e shtepisë SHKA  “Rapsha”, pastaj ansambli Kombëtar “Shota” Prishtinë. Nderkaq Ansambli “Krahu i Shqiponjës Çame” Vlorë, me daullet e tyre ka sjellë në qendër të tuzit gjëmimin kumbues të Çamerisë. Pas tyre në rreshtin e këtij manifestimi kulturor, plotë energji dhe hijeshi kanë parakaluar artistët e shoqërisë kulturore “Sali Mani” M.Madhe. Si gjithnjë në krah të tyre e pa lodhura e Jehonës së kelmendit Dila Vaçaj, ndërsa dy të rinj mbajnë në dorë “banderen” SHKA “Sali Mani” ne me kamëren tonë teksa po regjistronim pamjet magjike, kemi regjistruar edhe këto brohoritje të vendaslinjve Tuzian . . . ah i Madhi Sali Mani, kurr nuk vdes, ja edhe shoku i tij lahutari Jonuz Delaj, ja edhe kjo artistja e këngës “Kish rrit nëna dy jetima” ishte fjala per super artisten Elvira Fjerza, ja… e sëbashku me artistët vijoj dhe kënga në qytetin e Tuzit . . .

NJË “NGATRRESË “ E VOCKËL DHE . . .

15 apo 20 minuta? Ky ishte debati me organizatorët. Është fjala për minutazhin e grupit konkurues. Këta artist që në “magazinen” e tyre artistike kanë jo një apo dy , por . . . e çfarë rëndësie ka numri i këngëve apo valleve, rëndësi ka vlera. Ndaj artistët dinë të “binden” duke bërë gjetjen e duhur, për të mos kaluar minutazhin. Dhe ja . . . Njëri pas tjetrit grupi i valleve, çiftelitë, xhubleta dhe çakçiri Malësor i mahniti të gjithë. Kanë fuqi magjike këta artiste. Me tej Lahuta në doren e Jonuz Delaj, i cili me zërin e tij i dha kësaj nate, jo vetëm kujtesën se Lahuta nuk vdes kurr, por . . . . Turk Mustafa e Nikoll Buçi janë gjithënjë të paarritshëm në llojin e vetë. Por kur dolen në skenë dy artistët , dy yjet në ngjitje të këngës shqiptare, publiku vetëm duartrokiste. Elvira Fjerza këndoj “Kish rrit nana dy jetima”, ndërsa Klodiana Vata me Bareshen “Më bukur nuk ka se kaq”! Rapsodi Nikoll Demaj edhe ky mbase siç u vërejt një ”specie” disi në zhdukje, por tregoj që jo . . . M,madhe e ruan . . . dhe ja kënga “Lindeshin djem si Sali Mani”, ka bërë që edhe juria të “harrojë” se ishin në detyrë dhe e duartrokiten. Kjo është forca e “Sali Manit”. Luigji, është gjithënjë si djalë i ri, por edhe Isufi me instrumentalen e tij tregoj se M.Madhe ka patur dhe do të ketë mjeshtra të çiftelisë, çka do thotë që artistët të cilët mbajnë mbi supe një emër të madhë si Sali Mani, po luftojnë për të mos i lënë gjë mangut folkut malësor.

 

KONCERTI I “DYTË” DERI NË MESNATË

OASI , ishte lokali ku u akomoduan të gjithë grupet e natës së parë për të kaluar darkën sëbashku. Një mjedis dhe sherbim fantastik, ç’ka bukurinë dhe gjithçka tjetër që e kompleton këtë fjalë, pa asnjë notë zbukurimi, ia dhanë artistët e “Sali Manit”. Këtu nuk ka punë juria, këtu minutazhi është deri përtej mesnatës, duke zbardhur dita e re . . . Në këtë sofer bujare tashmë janë bashkë Çamët , Tetovarët, Plava dhe Gucia, Kaçaniku, Prishtinalinjët , por edhe Arbëreshët e Italisë të cilët sapo kanë mbërritur ne qytetin e Tuzit . . . Këtu kënga i bashkoi të gjithë . . . por gjithnjë rreth xhubletës dhe këngës së “Sali Manit”. Këngët e tij sonte paten natën.

NË FUND, AJO OSE ATA QË MUNGONIN . .

Për të thënë se kush mungonte, fillimisht po themi se kush ishte. Vitoja mikpritëse i priti të gjithë, artistët dhe . . . mbi 5mijë veta qe ndoqen këtë natë të parë të festivalit mbarkombëtar folklorik. Por ata që munguan ishin . . . Nuk u pa asnjë pushtetar apo politikan as Shqiptar në Mal të zi, përjashto trupin diplomatik të Kosovës dhe Tiranës. Nga Shkodra Bashkia, Këshilli i qarkut dhe Prefektura, por askush nga M.Madhe, as nga Bashki e as ata që dikur shpreheshin se do bënin namin, në mbështetje të kultures shqiptare kudo, por veçanarisht në Mal të zi. Përse kaq indiferent o njerëz të pushtetshëm?!

NATA E DYTË , ARBËRESHËT NA “MËSOJNË” NE SHQIPEN

Pas një nate të bukur, ku gjumi jo vetëm për artistët, por për të gjithë spektatorët kishte marrë arratinë. Do të vinte rradha e natës së dytë. Veçmas, shoqërive kulturore “Dedë Gjon Luli” Traboin, ansambli “Lunxheria”, “Katrina Josipi” Prizeren, “Skampa” Elbasan, “Gurra” e Kurbinit, “Sali dhe Feriz Krasniqi” Malishev, “ Zeri i Lugines” Bujanovcki. Ishin edhe Arbëreshët e Italisë, realisht këta artistë na mësuan të gjithëve se si duhet ruajtur e paster gjuha Shqipe. Këngët e tyre, zëri dhe kostumet ishin mrekullia vet.

 

NATA E TRETE , NATA E FITUESVE….

  

Këtë natë, skena verore, e thënë ndryshe ky amfiteater veror, ku natyra Shqiptare të mrekullon, duhet cituar se ishte nata e fituesve. Pas performimit magjik të grupeve konkuruese, ku veçojmë Shqiptarët e Amerikës, radhen për tu ngjitur në skenë e paten, ata që do i vinin “vulen” këtij festivali. Është juria e përbërë nga prof. Dr. Zymer Meziri, Prof. Dr. Ramazan Bogani, Prof. Esat Ruka, kantautori dhe prof. Albin Sadiku. Teksa spektatorët po ndiqnin me ankth për të mësuar fituesit, por natyrisht me duartrokitje, këngëtari i mirënjohur Lek Dedvukaj ka përformuar ashtu siç di ai, për spektatorët e panumërt. Dhe ja . . .Vendin e parë e fitoj Ansambli “Rugova” Pejë, vendin e dytë Grupi “Lunxheria” dhe vendin e tretë grupet Arbëreshe “Shkëmbi” dhe “Shkëndija” Itali. Krahas këtyre tre vëndeve të para, ka patur edhe tre vënde të para: 1-Kostomugrafia, ku fitues rezultoj grupi i Traboinit, 2-Rapsodi me i mirë, ku fitues u shpall Jonuz Delaj i SHKA “Sali Mani” M.Madhe dhe 3- drejtuesja e grupit të shqiptarve të Amerikës. Kështu përfunduan tre netë magjike këtu në Vitojë-Tuz, Malësi e Madhe në Mal të zi.

JONUZ DELAJ : NJERIU I ÇMIMEVE POR EDHE . . .

 

 

Me kolegen gazetare nga Shkodra të mirënjohuren Kozeta Bruçi dhe operatorin e pa lodhur Saimr Çoku, po ndiqnim prezantimin e fituesve. Nje parandjenjë na shoqëroj të gjithëve ne Shqiptarve të Shqipërisë që ndodheshim aty. Teksa Prf. Dr. Zymer Nezir tha: rapsodi me i mire mbarëkombëtar, para tij Kozeta dhe ne të gjithë: Jonuz Delaj dhe nuk ishim të gabuar. Emocione vërtetë, tashmë artisti mbarëkombëtare Jonuz Delaj, ngjitet në skenë, pritet me duatrokitje dhe natyrisht emocionet sikurë e kanë “pushtuar”. Më tej intervista, foto, pergëzime dhe urime zemre nga të gjithë. Është Jonuz Delaj, ish-kolegu dhe njeriu artist më i afert i të papërsëritshmit në llojinë e vetë, njeriut artist që mban emrin Shoqata kulturore “Sali Mani”. Ndaj ja Jonuz Delaj nderon veten, shoqaten dhe Malësinë e Madhe sepse sjellë një trofe të parë si organizim shoqërie kulturore këtu në qytetin e Koplikut. Të gjithë duhet ti themi faleminderit o artist me “damkë” mbarëkombëtare.

JO TË VETMUAR PA PËRKRAHJE , KANTINA “MIQESIA” ESHTE MË TA , POR . . . !

Nuk duam të zgjatemi në historikun e krijimit të kësaj shoqate kulturore artistike “Sali Mani”. Thjeshtë me dy fjalë, artistët, ish-koleg të artistit e përkrahen nismën për një shoqëri të tillë. Fillimisht e mbështeti ish-kryetari i bashkisë Koplik z. Ramadan Likaj dhe vazhdon edhe sot të jap kontributin e tij si mbështetës për këta artist, tashmë si biznesmen. Të gjithë falenderuan z.Lika dhe Kantina “Miqesia” që posedon.Të tjerët, qofshin këta biznesmen apo edhe pushtetar, artistët i ftojnë vetëm tu thonë: Ju Faleminderit ! se për më tepër . . . Ndaj vlersojmë se këta artistë edhe pse të “harruar” nga ata që duhet të kujtohen, nuk janë të vetmuar apo pa përkrahje. Kantina”Miqesia” është me ta.