Reportazh/ Tomorri, një mal mbretëror që “vuan” për 20 km asfalt/ Nga...

Reportazh/ Tomorri, një mal mbretëror që “vuan” për 20 km asfalt/ Nga Lisana Subashi

1007
0

 

 

 

 

 

Legjenda e përcjellë gojë më gojë dhe e treguar nga banorët e zonës të thotë se baba Aliu ka ardhur nga Qerrbelaja dhe ka qëndruar në Majën e Tomorrit. Madje, këto ditë shpirti i tij pritet të kthehet dhe mund të ndodhë në datat 20, 21, apo 22 gusht. Banorët e zonës thonë se kur kalon shpirti i Abaz Aliut, një flakë e përçon gjithë majën e malit dhe zhduket në fund në majën e Tomorrit, aty ku është edhe teqeja kulmore e Abaz Aliut.

 

Pak Histori

 

Historiani grek, Straboni, thotë se, “në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet “stis propodhes tu vunu Tomar” (gjendet në rrezët e malit Tomorr)… Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, era jonë, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve. Eduard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, “Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor”. Ky olimp i shqiptarëve, i cili përmendet në “Iliadë” nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet edhe sot.

 

 

 

Tomori është një mal në lindje të qytetit të Beratit në Shqipëri. Tomori është mali më impozant në Shqipërinë e Jugut. Me majën më të lartë 2416 metra, ai ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme.