Reportazh/ Një udhëtim në Vermosh! Shqipëria ime sa e bukur je! Nga...

Reportazh/ Një udhëtim në Vermosh! Shqipëria ime sa e bukur je! Nga Alma Qalia

1286
0

Nuk e mendoja kurrë se një vizitë në  zonën e mbi Shkodrës  do të sillte dimensionet e një bukurie brilante që fshihej në veriun e largët të  vendit tim  të dashur. Sa shume rritet një vend kur ka rrugë të rregulluara! Udhëtimi, për shkak  të rrugëve të reja, është bërë shumë më i lehtë. Tashmë ky vend  tërheq më shumë  vizitorë se një vit më parë. Mes malesh të larta që nga dalja e Shkodres e deri në Vermosh shpalosej një bukuri e rrallë.

Gjelbërimi  shplodhës , krojet me ujë aq të kulluar si askund tjetër në Shqipëri, shpatet e gjelbëruar me bimësi dhe pemë të shumëllojshme, godinat e reja  , sistemimi i katundeve , lëndinat plot lule të rralla shumëngjyreshe dhe bimë mjekësore , ajri i pastër që të  mbush mushkëritë me oksigjen dhe të lëmon lëkurën, mikëpritja e banorëve  na thonë  : Ejaaaaa

Rregullimi i rrugës automobilistike deri në skajet më të largëta ka mundësuar zhvillimin e turizmit  me hov të madh.  Emigracioni drejt Amerikës së largët ka mundësuar edhe investime cilësore nga popullsia vendase.

Turizmi është një mundësi e shkëlqyer punësimi dhe burim i sigurt i të ardhurave në këtë vend të bukur. Popullsia e kësaj zone rrezaton krahas dëshirës për punë, edhe dëshirën për ta ndryshuar pozitivisht vendin nëpërmjet punës.

Bujtinat  janë kthyer në një burim  për tërheqjen e turizmit.  Ato afrojnë  bujarinë dhe respektin e të zotëve, kushte  komode që çdo ditë përmirësohen , higjenë admiruese , ushqime shumë të shijshme të gatuara me shumë dashuri. 

Drita e diellit që shpërndahej fuqishëm duke u përzier me koloret e luleve  shumëngjyrëshe në lëndina krijonte pamje fantastike. Margaritat lulëzonin gjithandej në lëndina. Plot lule erëmira  të mahnisin me bukurinë e tyre  ndjellëse. Një udhëtim mbresëlënës që më bëri të njoh cepin më të largët të vendit tim!

Çdokush që kalon në këto zona  arrin të relaksohet dhe të mendojë se do të kthehet përsëri për  të marrë energji  positive, dhe për të parë ndryshime të reja, që do t’ja shtojnë  edhe më tepër bukurinë këtij vendi.