Replikat, Sulo: Jeni fasadë! Rudina Hajdari: Në parlament nuk jam për të...

Replikat, Sulo: Jeni fasadë! Rudina Hajdari: Në parlament nuk jam për të zgjidhur hallet e Bashës

346
0

Analisti dhe gazetari Arion Sulo i ka drejtuar disa pyetje deputetëve të opozitës së re të pranishëm në studion e emisionit “Real Story” në News24, duke i sugjeruar një platformë më të thellë se sistemi zgjedhor. Duke analizuar qëndrimin e opozitës në parlament, Sulo tha se përkufizimi për ta është se janë fasadë në parlament.

Nga ana tjetër deputetja Hajdari deklaroi se nuk është në parlament për të zgjidhur hallet të zotit Basha dhe zotit Rama.

Sulo: Ju vërtet e mendoni se kriza në politikën në Shqipëri dhe kushtetuese do zgjidhet me ato nene të kodit zgjedhor që do propozoni ju? A nuk është momenti që të shikoni përtej kësaj dhe ti futeni një platforme më të thellë se sistemi zgjedhor? Ju ka mbajtur peng, të lënë mënjanë nga opozita reale por shumë të kufizuar në rolin tuaj. Përkufizimi për ju është që jeni fasadë në parlament. Nuk e shikoni që gjithë aksioni opozitar, koncesionet, skandalet, dosja e Dibrës, dosja e Durrësit, janë aty si skandale të denoncuara nga opozita reale dhe ju shikoni vetëm disa nene të kodit zgjedhor.

Hajdari: Nuk jam në parlament për të zgjidhur hallet e zotit Basha apo zotit Rama. Jam aty për reformën zgjedhore. Ne po themi hajde, nuk është më çështja e kodit zgjedhor, duam ndryshimet por ama duam një paketë më të madhe reformimi. Hajde e hapim këtë lojë sepse tani është momenti. Unë këtu besoj që shumë ndërkombëtarë janë lodhur me këtë sjellje politike të Shqipërisë.

Ne kemi qenë anëtarë të NATO-s që në 2009. Ne nuk duam të jemi peng i këtyre njerëzve që kanë penguar zhvillimin e Shqipërisë.