Aktualitet

Rëndohet bilanci i krimit në Klos, vëllai vret vëllanë dhe nipin 17-vjeçar, ja motivi (EMRAT)

By vizional

October 01, 2019

LAJM I PERDITESUAR/ Sherri per pronat ka perfshire nje tjeter familje ne Xiber te Klosit, kete te marte, ku vellezerit pas nje konflikti kane nxjerre armet. Pas informacioneve paraprake per vrasje, konfirmohet se viktime kane mbetur babe e bir, pasi vellai ka qelluar me arme vellane dhe nipin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe pritet te kete nje deklarate zyrtare ne vijim.

 

Por te tjera informacione paraprake vijne pas kesaj ngjarje te rende. Mesohet se pas konfliktit mes vellezerve, Sali Dakuci ka qelluar me arme vellain e tij Kujtim Dakuci dhe nipin, djalin e Kujtimit.

 

Korespondenti i Panorama konfirmon nga burimet e spitalit rajonal se njeri prej vellezerve, Kujtim Dakuci dhe i biri i tij Gerti Dakuci, 17 vjec, kane nderruar jete. Trupat e tyre ndodhen ne morgun e spitalit te qytetit te Burrelit.

 

Sakaq, policia eshte vene ne ndjekje te autorit, Sali Dakuci.

 

“Panorama” meson se dy vellezerit, per shkak te nje konflikti pronesie, prej vitesh nuk flisnin dhe nuk kishin hyrje e dalje ne familjet e njeri tjetrit. Por nuk dihet se cfare i ka perballur kete te marte dy vellezerit, sherr i cili perfundoi ne nje ngjarje tragjike.

 

Krimi ndodhi ne fshatin Xiber Hane ne bashkine e Klosit.