Lajme

Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 2 pozicione, ndryshon podiumi

By vizional

July 25, 2019

Kombëtarja shqiptare ndryshoi timonier për të ndryshuar kursin e një viti që nën drejtimin e C.Panuccit njohu vetëm rekorde negative. Ulja e Edi Rejas në stol solli qetësi dhe mbi të gjitha besim se kuqezinjtë mund të ecin sërish përpara. Pavarësisht se Kombëtarja ka qëndruar pushim fill pas sfidës kundër Moldavisë, ekipi kuqezi ka njohur përmirësim në përditësimin e fundit të bërë nga FIFA në renditjen e përgjithshme të ekipeve Kombëtare.

 

Me 1362 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 64-ët duke fituar në këtë mënyrë 2 pozicione. Dy rivalët në grupin tonë, Islanda dhe Turqia renditen përkatësisht në vendin e 36 dhe të 37-të ndërsa Moldavia dhe Andorra renditen pas Shqipërisë.

Fifa 10 Vendet E Para

Franca mbetet favoriti absolut në grupin H por “gjelat” e Deschamps kanë pësuar rënie në tabelën e klasifikimit duke humbur një pozicion. Kampionët e Botës renditen në vendin e 3-të me 1718 pikë, në vendin e dytë renditet Brazili ndërsa në krye vijon të qëndroj Belgjika.

Kosova

Rritje me një pozicion ka pësuar Kosova duke u renditur në vendin e 120.