Në Serie A deri më tani ka pasur 11 shkarkime, ku dhjetë trajnerë janë larguar nga vendet e tyre, njëri në dy raste.
Marco Giampaolo ishte trajneri i parë që nisi serinë e shkarkimeve të trajnerëve në Serie A. Ai u largua nga Milan pas vetëm shtatë javësh në krye të kuqezinjve.
Të njëjtin fat kishte edhe Eusebio Di Francesco në radhët e Sampdorias, vendin e të cilit e mori veterani Claudio Ranieri.
Zinxhiri i largimeve preku më pas, Aurelio Andreazolin i cili u largua nga Genoa në javën e 8 dhe Igor Tudorin nga Udinese dy javë më vonë.
Eugenio Corini tek Breschia është një rekord negativ më vete.
Trajneri 49-vjeçar, u shkarkua për herë të dytë këtë sezon pas, ndërprerjes së bashkëpunimit në javën 11 ku i la vendin ish-futbollistit Fabbio Grosso, i cili e pati gjithashtu të shkurtër rrugëtimin tek Breschia.
Thiago Motta nga Genoa, largimi i bujshëm i Carlo Ancelottit nga Napoli, Vicenzo Montella me Fiorentinën dhe së fundi edhe Walter Mazzari me shkarkimin nga Torino.
Me këto shkarkime Serie A kthehet në kohën, kur trajnerët ndërrohen shumë shpesh.