Rekord infeksionesh të reja në vend, 11 persona humbin jetën

Rekord infeksionesh të reja në vend, 11 persona humbin jetën

251
0

Situata me pandeminë në vendin tonë, nuk ka reflektuar aspak ndryshim. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 viktima, si pasojë e virusit vdekjeprurës, duke çuar në 623 numrin e personave që nuk ia kanë dalë dot mbanë.

Po kështu, një shifër tejet e lartë ka qenë edhe ajo e personave të infektuar. Bëhet fjalë për 597 raste të reja.

Aktualisht në tre spitalet COVID po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana, një 56 vjeçare nga Dibra, një 65 vjeçar nga Lushnja, një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2501 testime, 122 të shëruar, 597 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2.501 testime, prej të cilave 395 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër,  nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë,  nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

Një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana, një 56 vjeçare nga Dibra, një 65 vjeçar nga Lushnja, një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

 

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                    597

Të shëruar ne 24 orë                                 122

Të shtruar në spitale                                  393

Humbje jete në 24 orë                             11

Testime ditore                                            2,501

Testime totale                                      155,650

Raste pozitive                                        27,830

Raste të shëruara                                12,889

Raste aktive                                          14,318

Humbje jete                                              623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            6891

Durrës          1218

Fier                1076

Korçë               892

Shkodër          852

Elbasan           771

Vlorë               641

Lezhë              638

Berat              438

Gjirokastër    416

Kukës              339

Dibër              146