Regjistrohet në gjykatë partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”

Regjistrohet në gjykatë partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”

330
0

Është regjistruar sot në gjykatën e Tiranës, partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për të regjistruar partinë politike të drejtuar nga Topalli.

Vendimi u shpall ditën e sotme, më datë 23.11.2020, në kryeqytet. Ky vendim u nënshkrua nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari.

 

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka krijuar një lëvizje politike, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Më herët, parti krijoi deputeti Myslym Murrizi. Ndërsa ish-deputetja e PD-së Hajdari krijoi një lëvizje politike ‘Nisma’.