Reforma zgjedhore, Silva Caka: Opozita e bashkuar e angazhuar për një produkt...

Reforma zgjedhore, Silva Caka: Opozita e bashkuar e angazhuar për një produkt serioz dhe konstruktiv

356
0

Në përfundim të mbledhjes së grupit të punës së opozitës, ish deputetja e LSI-së Silva Caka  është shprehur në një deklaratë për mediat se “opozita e bashkuar është tepër e angazhuar për një reformë zgjedhore të hpejtë që do t’i shërbejë qytetarëve”.

“Edi Rama nuk e mban fjalën e tij dhe kjo do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë. Ashtu siç e përmendi dhe kolegu Bardhi për të pasur një produkt jo vetëm konstruktiv, jo vetëm serioz, do t’i shërbejë kauze dhe ky është realisht është një mision historik, por mbi të gjitha do të jetë edhe i shpejtë”, tha Caka

DEKLARATA E PLOTË:

E vetmja masë që merr Edi Rama është një deklaratë e tij personale dhe e dimë shumë mirë që Edi Rama nuk e mban fjalën e tij dhe kjo do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë. Kjo është një deklaratë, e cila thjesht presupozon të heqësh dorë nga shit-blerja e votës nuk përbën asnjë llojë serioziteti përsa i përket përmbushjes së këtij rekomandimi. Kështu që opozita e bashkuar është tepër e angazhuar ashtu siç e përmendi dhe kolegu Bardhi për të pasur një produkt jo vetëm konstruktiv, jo vetëm serioz, do t’i shërbejë kauze dhe ky është realisht është një mision historik, por mbi të gjitha do të jetë edhe i shpejtë. Kështu që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’iu falënderoj për vëmendjen dhe t’i uroj shumë suksese këtij grupi, i cili është i përfaqësuar si në nivel politik ashtu edhe në nivel ekspertësh dhe teknik. Faleminderit!