Lajme

Reforma në drejtësi s’është e mjaftueshme për hapjen e negociatave

By vizional

June 16, 2019

Reforma në drejtësi nuk është e mjaftueshme për të bindur vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kështu thuhet në një artikull të botuar në Financial Times, e cila i kushton vëmendje situatës politike në Shqipëri.

Tirana mund të mos jetë në gjendje të bindë shtete të tilla si Franca, Gjermania dhe Holanda për të nisur bisedimet deri në vjeshtë, thuhet në artikull.

“Nëse shikoni Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë apo anëtarët e tjerë të BE-së, një sektor ku kemi probleme në të gjithë drejtimin është gjyqësori. Në retrospektivë, do të kishte qenë më mirë sikur t’i kishim patur këto vende në një proces të ngjashëm”, tha një zyrtar i lartë i komisionit në Bruksel për Financial Times.

 

Duke iu referuar burimeve në Bruksel, FT shkruan se shanset që Shqipërisë t’i hapen negociatat janë më të mëdha nëse vendimi nuk ndahet nga ai për Maqedoninë e Veriut.