Aktualitet

Referendumi i 6 tetorit vendos fatin e Kosovës/ Nga Azgan Haklaj

By vizionc

October 05, 2019

 

/Nga Azgan HAKLAJ

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ju ban thirrje qytetarëve të Kosovës votoni Ramush Haradinajn, koalicionin AAK- PSD, numrin 119.

Fushata elektorale në Kosovë po shkon drejt epilogut të saj, partitë politike kanë shpalosur, programet, alternativat, listat e kandidatëve dhe po elaborojnë mesazhet përmbyllëse.

Në tapetin politik janë ndeshur këto ditë platëforma kombëtare e Kosovës së lirë, sovrane e integrale, shteti i së drejtës, virtyti, dinjiteti, sakrifikimi i pushtetit e karriges për Atdheun, zhvillimi i Kosovës përfaqësuar nga dalëzotësi, prijësi i çlirimit të Kosovës, dorëzani i çertifikimit të kauzës së UÇK -së, pashaportës europiane tě saj Ramush Haradinaj, në antitezë me utilitarizmin politik të rasputinëve, donkishotëve, kuislingëve, vishistëve, kleptokratëve e oligarkëve vestarë, servilë e të nënshtruar që janë gati për pushtetin ta shkatërrojë shtetin e ta shesin Atdheun shtëpinë e familjen e tyre. Filozofi me ndikimin më të madh mbi njerëzimin Aristoteli na ka lanë një postulat: “Më e shtrenjtë se jeta ime, më e shtrenjtë se familja ime është Atdheu im”. Perandori Napoleon Bonaparti na ka lanë sentencën: “Nderi me i madh për njeriun është numri i plagëve që ka marrë në luftë për çlirimin e atdheut të tij”. Shkrimtari, politikani, publicisti Viktor Hygo ka deklaruar: “Dua të bëj një vepër në sherbim të Atdheut pastaj le të vdes”. Benxhiamin Franklin na meson: “Kush nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë” Promoteu, maratonomaku i lirisë Ramush Haradinaj i ka tejkaluar këto postulate, sentenca e deklerata. Ai dha gjithçka për lirinë e Kosovës, sfidoi vdekjen disa herë në frontet e luftës, tre vllezër Luani, Shkelzeni, Enveri u banë kurban për çlirimin e saj, dy herë triumfoj në Hagë, ngadhnjeu në Slloveni e në Kalmar të Francës duke çertifikuar kauzën e UÇK-së, sëfundmi u dorëhoq burrerisht si Kryeminister për tu përballur përseri me fabrikimet e gënjeshtra si qytetar i lirë. Haradinaj shterroi endrrat serbiane për ndarjen e Kosovës. E bëri Kosovën me ushtri. Shpetoi Trepçen. E bëri Kosovën sovrane. Vetem ia doli në Samitin e Berlinit të ndalojë shkembimin e territoreve. Me taksën kunder mallrave serbe tregoi së është burrshtetas guximtar dhe i vendosur, politikan gjenial e vizionar. Shpalli platëformën 100% shtet. Guxim -dije-përkushtim. Populli i Kosovës do ti japë mbështetje plebishitare kësaj platëforme të De Golit shqiptar Ramush Haradinaj. Referendumi i 6 tetorit do të celebrojë një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni: “Qeveri nga populli, e popullit, për popullin”. Filozofi i lashtë Konfuci apostrofonte se: “Diellit që perendon e burrit që bie i mbyllet dera”. Kundërshtarët antagonistë të Ramush Haradinajt me mbështetjen e armiqëve shekullorë të shqiptarizmit shpresojnë kot ta rrezojnë Ramushin e ti mbyllin derën. Endrra e tyre do mbetet utopi deshpëruese. Ramush Haradinaj është Emblemë Kombëtare. Në sagën e gjatë të betejava të mëdha Ramush Haradinaj ka kaluar përmes shumë kasandrave, kurrë nuk ka rënë por është ngritur si feniksi e farkëtuar si Anteu. Dielli i Tij nuk ka perenduar asnjëherë por ka ndriçuar me dritë e ngrohtësi më të madhe. Referendumi i 6 Tetorit do të rilindë një Ramush plebishitarë. Kosova është Ramushi. Ramushi është Kosova. Prsidenti i SHBA-së Xhon Kenedi në ceremoninë e betimit të Tij ju drejtua qytetarëve të Amerikës: “Mos mendoni çbëri Amerika për ju por çfarë bëtë ju për Amerikën” Ramush Haradinaj dha e bëri gjithëçka për Kosovën. Tani Kosova do ti japë votëbesimin.