
Përbërësit:
2,5 gota miell,
2 gota te ujit ujë,
1 luge te gjellës margarinë,
2 lëng limoni,
4 vezë.
Për sherbet:
vaj,
2 gota të ujit sheqer,
2 gota te ujit ujë,
1 lugë te gjellës lëng limoni.
Hapat:
Fillimisht 2 gota të ujit vloni.
Shtoni vajin dhe lëng limonin. Pasi vaji fillon të shkrihet filloni ta shtoni miellin.
Fërgoni deri sa ta merr ngjyrën e verdhë. Pastaj lëreni të ftohet dhe shtoni vezët.
Përzieni me mikser deri sa ta përfitoni brumin, largoni mikserin lyeni pak me vaj dhe gatuani me dorë.
Glazurën e tullumbës shtoni pak në shiringë, dhe preni ( në aq gjatësi sa iu nevojitet).
Vendosni në tenxhere për pjekje deri sa te skuqen.. Pastaj largoni nga zjarri dhe vendoseni në sherbetin e ftohte.
Pasi ta merre mjaftueshëm sherbetin, largoni tullumbat.
Pasi te ftohet mund ta shërbeni .