Real Madrid me lajm të keq për Ronaldon

Real Madrid me lajm të keq për Ronaldon

513
0

Drejtuesit e Real Madridit nuk janë të bindur ta përmbushin kërkesën e Cristiano Ronaldos. Real Madrid ka refuzuar t’ia përmbush kërkesën Cristiano Ronaldos, i cili ka kërkuar pagë prej 25 milionë eurove në sezon për ta vazhduar kontratën. Ylli portugez thuhet se ka vendosur si kusht që të ketë pagë të nivelit të Leo Messit dhe Neymarit për ta konfirmuar të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu, shkruan “Marca”. Por, drejtuesit e Real Madridit nuk janë të bindur ta përmbushin kërkesën e tij. Ronaldo spekulohej me largim nga klubi gjatë verës kur zgjoi interesim nga Man Utd.