Aktualitet

Reagon ashpër ish ministri dhe koloneli i ushtrisë shqiptare: Ja kush janë 3 autorët e tragjedisë së Kumanovës

By vizional

November 13, 2017

Koloneli i ushtrisë shqiptare, ish Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Dritan Demriaj, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër lidhur me dënimin e Grupit “Kumanova” në Maqedoni. Demiraj ka treguar edhe 3 personat përgjegjës, që sipas tij janë atërorët realë të tragjedisë së Kumanovës. “Autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundezbulimit të Maqedonisë”, ka shkruar Demiraj, përcjellë “Bota sot”.

 

Ja postimi i plotë:

 

Të dashur miq,

 

Ndjej keqardhje te thelle si të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysëm burg.

 

Dënoj me forcë proçesin farsë të gjykimit antishqiptar, te organizuar pa hetim ndërkombëtar dhe që nuk zbardh as të vërtetën dhe as autorët përgjegjës së tragjedisë dhe tradhetise së Kumanovës.

 

Autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundezbulimit të Maqedonisë.

 

Heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme. Te gjithe se bashku duhet te ngreme zerin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve. DD.