Reagimi i parë nga Qeveria, për Presidentin Meta

Reagimi i parë nga Qeveria, për Presidentin Meta

374
0

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se në 30 qershor ka një process imagjinar, ndërsa i cilësoi votimet si partiake.

Meta gjithashtu i drejtoi një apl Kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga paligjshmëria e procesit, ndërsa theksoi se ato që ai deklaronte si President Republike, nuk mund t’i deklaronin ambasadorët.

Pas deklaratës së Presidentit, ka reaguar Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!”, shkruan Spiropali.