Rea Hyseni, vajza e çiftit të mirënjohur të artistëve Raif Hyseni dhe...

Rea Hyseni, vajza e çiftit të mirënjohur të artistëve Raif Hyseni dhe Merita Halili ndihmon të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë

1408
0

Pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar ndihen akoma sot, sidomos pas rikthimit të lëkundjeve të këtyre ditëve të fundit. Sa për të na kujtuar tmerrin që kaluam në atë mbrëmjë të frikshme të 2019, pamje tragjike që preku këdo dhe në çdo vend të botës. Njëra prej tyre ishtë edhe e bija e çiftit të mirënjohur të artistëve Raif Hyseni dhe Merita Halili, ku vajza e tyre Rea nuk mund të rrinte duarkryq.

Image preview

Me iniciativën e saj personale organizoi një mbledhje ndihmash në shkollën e saj dhe ndërgjegjësoi kumunitetin ku ajo jeton duke bërë amerikanë dhe shqiptarë të New Jersey-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  bashkë për një kauzë fisnike. Brenda një kohe të shkurtër u arrit të mblidheshin një sasi e konsideruseshme veshëmbajthjesh dhe materiale të higjenës ditore, të cilat do t’i vinin në ndihmë sadopak atyre që nata e 26 nëntorit do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën.

Image preview

Në një komunikim të shpejtë më Bashkinë e Krujës, si një ndër zonat më të prekura u arrit që të koordinohej sjellja e tyre në Shqipëri. Më pas për shkak të bllokimit total si pasojë e COVID-19 gjithçka mbeti pezull, derisa dje u arrit më në fund që të bëhej shpërndarja e tyre tek ata të cilët kanë më shumë nevojë.

Image preview

Një kontribut modest por më zemër të madhe, që konfirmon për lidhjen e patjetërsuseshme të atyre të cilët pavarësisht që jetojnë mijëra kilometra  larg Shqipërisë, nuk e harrojnë asnjëherë e sidomos në raste të tilla.

Image preview

Me siguri Rea dhe i gjithë komuniteti shqiptar dhe ai amerikan do të jenë ndjerë krenar nga pamjet që solidariteti i tyre përçon dhe ndihma e tyre me siguri do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Image preview