Raporti i OSBE për zgjedhjet, Kristaq Kume: Urgjenca e një ligji zgjedhor

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Kristaq Kume: Urgjenca e një ligji zgjedhor

715
0

Nga Flutura Tota

Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25-qershorit, tregon qartë domosdoshmërinë e realizimit të një ligji zgjedhor me standarde dhe gjithëpërfshirje. I këtij mendimi ëhstë konstitucionalisti, Kristaq Kume i cili në një intervistë për “Channel One” thotë se ky ligj mund të garantojë zgjedhje të pakontestueshme. Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume e konsideron shumë të rrezikshëm fenomenin e shitblerjes së votës. Duke komentuar raportin e publikuar nga OSBE, për zgjedhjet e 25-qershorit, Kristaq Kume kërkon një reformë tërësore për të garantuar zgjedhje të pakontestueshme.

Kristaq Kume: Në vlerësimin e tyre, ky proces ose në këtë proces zgjedhor, ky është një fenomen i ndodhur me shpeshtësi të tillë, e pavlerësuar, por e perceptuar si një shpeshtësi që vërtetë ka të domosdoshme trajtimin e saj për të mos u përsëritur ose për të krijuar kushte që frekuencat e saj të zvogëlohen sa shumë të jetë e mundur. Nëtë kudnërtën, pas kësaj Shqipqëria do të kanoset nga para që shërbejnë për cdo gjë, por jo për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Vetëm pak ditë më parë, misioni i OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, në të cilin thuhet se shitblerja e votës mbetet shqetësim dhe rekomandon zgjidhjen e këtij fenomeni përmes mekanizmave ligjorë.