Raport paraprak i Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re...

Raport paraprak i Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re mbi zgjedhjet e sotme

464
0

Zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjitha 61 bashkitë u mbajtën sot në kushtet e një ndarjeje të thellë politike mes Partisë Socialiste (PS) në pushtet dhe Partisë Demokratike (PD) në opozitë, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), ku këto të fundit janë tërhequr nga Parlamenti në muajin shkurt. Nën krlimën e një ndarjeje të thellë mes palëve, partitë opozitare kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme në të gjithë vendin që kanë kulmuar me ato të zhvilluara në Tiranë.  PD-ja dhe LSI-ja, ashtu si edhe disa parti më të vogla opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje.

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal të datës 30 Qershor 2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti Bordin e Monitorimit të Mediave me synim garantimin e pasqyrimit sa më të drejtë dhe të paanshëm të aktiviteteve të forcave politike dhe kandidatëve të pavarur. Ndërsa Bordi i Monitorimit të Mediave filloi procesin e monitorimit të transmetimeve të tyre që prej datës 31 Maj 2019. Por emërimi i vonuar i Bordit të Monitorimit të Medias e kufizoi mundësinë e këtij bordi për të mbikqyrur përmbushjen e kërkesave ligjore për mbulim proporcional nga mediat audiovizive.

 

Mjedisi mediatik është i larmishëm, por mediat kryesore janë tejet të pozicionuara politikisht. Përdorimi i përmbajtjes së prodhuar nga partitë politike në edicionet informative mbetet shqetësim. Ndonëse roli i mediave audiovizive në fushatë është tejet i rregulluar, ku Kodi Zgjedhor specifikon masën e mbulimit mediatik dhe të minutazhit falas për partitë parlamentare bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, jio gjithmonë ai është respektuar. Shumica e gazetarëve kanë shprehur shqetësimin se media të mëdha u shërbejnë si platformave lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën. Televizioni mbetet burimi kryesor i informimit politik. Procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private

 

Nga vëzhgimi që Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re ka bërë në të 12 qarqet e vendit me vëzhguesit e saj afatgjatë të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përmes vendimit Nr. 845 i Vendimit Datë 21 .06.2019, konstatohen se edhe në këto zgjedhje shqetësues është paraqitja e kronikave të fabrikuara paraprakisht  nga partitë politike pjesëmarrëse apo nga institucionet shtetërore që janë fushatë e mirëfilltë.

 

Gazetarët në terren deklarojnë se pavarësisht kërkesave që kanë bërë drejtuar partive politike, ndjekja e aktiviteteve ka qenë tepër e vështirë, jo vetëm për shkak të financave që duhet të ketë një njëedia, por edhe nga censurimi duke mos lejuar ndjekjen live të aktiviteteve.

 

Për shkak të përplasjeve të forta mes mahzorancës dhe ndërhyrjes, ka pasur disa gazetarë të cilët kanë pasur problem shëndetësore si pasojë e përdorimit të gazit.

 

Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re shpreh domosdoshëmrinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me qëllim rritjen e ;pavarësisë së medias, kotnrollin e financave që partitë politike japin për reklama të fshehura në televizione duke transferuar kronika të caktuara.

 

Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si person juridik me vendimin nr. 1289, datë 18.09.2018.

 

Qëllimi i Qëndrës për Zhvillim dhe Mbrojtje e Medias së Re është : Sensibilizimi i komunitetit të Medias, institucioneve dhe të gjithë faktorëve të tjerë të interesuar për zhvillimin social – ekonomik e kulturor të Medias në vend, monitorimin e rritjen e profesionalizmit dhe pavarësisë së Medias Qendrore dhe Lokale.