Ramës i ofrojnë raki në Farkë, kryeministri kujton të atin: Një mik...

Ramës i ofrojnë raki në Farkë, kryeministri kujton të atin: Një mik i babës tem ndjesë pastë thoshte…

370
0

 

Kryeministri Edi Rama, rikthehet fiks pas një jave në familjen e Estref Shkallës në Farkë, banesa e të cilit është dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

 

Pasi i vizitoi natën e ndërrimit të viteve në çadër, sot Rama bashkë me kryebashkiakun Veliaj i ka vizituar familjarët në një kontenier.

 

Për ta mikpritur, ata i ofruan kryeministrit një gotë raki por edhe këtë herë ai nuk i ka kursyer batutat duke kujtuar edhe të atin e ndjerë Kristaq Rama.

 

“Jo raki, na shkatërruat me këtë raki mor burrë, se jemi në punë. Ne tironsit nuk e kemi dhe rakinë e mirë. Thoshte një mik i babës tem, nga jugu, ndjesë pastë: Me rakinë e tiransve, ne andej lajmë xhamat! E kemi ujë domethënë.

 

Po unë si katunar nga Tirana që jam nuk e gjykoj rakinë tonë”, tha me humor Rama.

 

‘Mos u mërzisni se do e kapërcejmë këtë situatë’, inkurajoi më tej kryeministri familjarët ndërsa i siguroi se në fillim të pranverës, pikërisht në fillim të prillit, qeveria do ndërtojë shtëpinë e re.

rama.jpg

Siç e ka bërë zakon në familjet që viziton, të vegjëlve të shtëpisë, Rama u ka bërë edhe dhuratë, disa libra.