Rama zbut diskursin dy javë para zgjedhjeve: Më thonë arrogant se u...

Rama zbut diskursin dy javë para zgjedhjeve: Më thonë arrogant se u përgjigjem në ‘Facebook’ , mbase kam bërë gabime por kryeministrat e tjerë nuk ju hidhnin as sytë në rrugë

415
0

Kryeministri i vendit Edi Rama, në vijim të takimeve të tij elektorale, ka zhvilluar një takim me qytetarët e qytetit të Librazhdit. Ai është shprehur se ai gjithashtu po pret me padurim që pandemia të zhduket dhe të rifillojë jeta normale për të gjithë. Lidhur me periudhën e pandemisë, Rama shtoi se është përkushtuar me mish e me shpirt për të qenë pranë qytetarëve dhe se ata ishin në mendjen e tij sapo hapte sytë në mëngjes. “Unë po pres njësoj si ju, që të çlirohemi nga ky ankth i tmerrshëm dhe ky armik i padukshëm. Ka qenë koha e rreshtimit me zemër , mendje dhe me mish e me shpirt krah atyre që jetojnë larg Tiranës, larg kontakteve me të fuqishmit e kësaj toke, larg kontakteve me biznesmenët apo politikanët. Ata janë në mendjen time në çdo sekondë dhe çdo minutë më motivojnë mua. Sapo hap sytë mendoj sesa shtëpi do të hapen sot për qytetarët e dëmtuar nga tërmetit, sa vaksina do të bëhen sot” – tha Rama.

Rama përmendi edhe rastin kur ai udhëtoi për në Neë York për të takuar kryesorin e vaksinës ‘Pfizer’ për t’i kërkuar një shifër vaksinash për Shqipërinë. Ai tha gjithashtu se njerëzit e shohin si arrogant por ai e konsideron veten si kokëfortë dhe këmbëngulës. “Morëm rrugën deri në Neë York për të takuar kryesorin e vaksinave ‘Pfizer’, i cili u përgjigj se do t’a kishte parasysh kërkesën tonë. Më thonë arrogant, mbase, por un do të thoja kokëfortë edhe këmbëngulës. Si mund të flasi kryeministri në FB, thonë disa sepse janë mësuar që kryeministrat e tjerë as në rrugë nuk do ua hidhnin sytë njerëzve”- u shpreh Rama.