Rama: Vaksinën antiCovid e marrim në mes të janarit! Kur vjen puna...

Rama: Vaksinën antiCovid e marrim në mes të janarit! Kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë, jam njësh!

330
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e sotme ku në fokus ishte ekonomia, se Shqipëria po bën përpjekje intensive për të siguruar vaksinën antiCovid.

Ai shprehu bindjen se në mes të janarit edhe Shqipëria do nisë vaksinimin.

Kryeministri nuk e fshehu modestinë kur tha se kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë e bën pa më të voglin ngurrim.

“Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket situatës edhe në Europë. Sot që flasim Italia ka në dispozicion 9700 vaksina, vend i BE me një popullsi të konsiderueshme. Ka nisur vaksinimin me kaq doza. Ndërkohë çfarë ka ndodhur në nivelin europian, gjithë partia e parë e dozave të disponueshme është ndarë mes vendeve të BE dhe ndërkohë ju është lënë vendeve të negociojnë me vende apo palë të tjera për të ndarë nga paketa e tyre.

Nga ana tjetër, se çfarë nuk dëgjon këtu, kompanitë duke filluar nga Pfizer bëjnë marrëveshje që sidoqoftë janë të lidhura me shtetet, nuk bëhet drejtpërdrejt me kompanitë. Kur them shtete kam parasysh BE si një entitet i tërë. Kini parasysh se në SHBA ka një ndalesë me një akt të Presidentit të SHBA që asnjë dozë s’mund të dalë nga SHBA. i GJITHË ky ngërç i takon fazës së parë pasi prodhimi do të rritet. Ne jemi të bindur që do fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojë ky ngërç. Do e fillojmë vaksinimin brenda janarit. Ne në mes të janarit do fillojmë me mjekët dhe infermierët e do vazhdojmë me grupet vulnerabël. Jemi në diskutime edhe me Astra Zenicën dhe me Modernën dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer e cila lidhet me kapacitetet që janë në shtete të ndryshme. Ndaj edhe kjo mbetet për diskutim, se duhet kuptuar mekanizmi si funksionon shpërndarja. Pas takimit tonë me bosin e Pfizer, ekipi çon e merr dokumentacione përkatës, e ndërsa nga ana jonë ne po punojmë se ka gatishmëri Pfizer dhe po negociohet me një vend tjetër që të mund të vijë tek ne, se ndryshe nuk funksionon.

 

U fol se nisi vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, por çfarë filloi? Bëhet fjalë për 100 doza të dhëna të aprovuara nga Bullgaria në formë solidariteti dhe miqësie, por mekanizmi kështu funksionin.

 

Objektivi ynë është që të mos mbetemi asnjë minutë mbrapa të tjerëve dhe të nisim menjëherë në janar.

 

Këtu do jemi, kështu do ndodhë se kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë e shqiptarët më falni për modestinë por jam njësh”.