Rama: T’i shkohet deri në fund shkarkimit, kjo që ka bërë...

Rama: T’i shkohet deri në fund shkarkimit, kjo që ka bërë është hata…

336
0

Duhet çuar deri në fund nisma për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit se kjo që po ndodh është një hata jo vetëm institucionale.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, ndërsa në një kafe në njësinë nr 2 në Tiranë, i shoqëruar nga deputetë të PS-së, e ka pyetur ligjvënësen Vasilika Hysi se si po shkon komisioni hetimor për Presidentin.

Si po shkon ai hetimi për Presidentin ? ”, iu drejtua Rama, Hysit e cila u përgjigj – “Nesër nis nga puna, se ka shkelje të rënda kushtetuese”.

Duhet ti shkojmë deri në fund, se është një hata jo vetëm institucionale, por edhe Kushtetuese, kjo puna e dekretit. Se Kushtetutën këto e kanë bërë, veri filxhanin përsipër dhe …”, tha Rama.

Duke bashkëbiseduar me ligjvënësit, kryeministri nuk ka kursyer batutat.

“Thonë “Rama ik” dhe do ikin të gjithë vetë një nga një. Se bojkoti  i mandateve është një vetëvrasje spektakolare”, tha Rama.

Ai ka zgjedhur ti përcjellë një mesazh Presidentit që të respektojë Kushtetutën dhe ligjin.