Rama thumbon Metën: Tepsinë e çuam për skrap

Rama thumbon Metën: Tepsinë e çuam për skrap

371
0

Por kreu i qeverisë, Edi Rama, në fjalimin e tij pas fitores së PS-sa në zgjedhjet e 25 qershorit, ku siguroi 74 mandate, nuk nguroi që të ironizonte edhe presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, njëherësh ish-kreun e LSI-së. Teksa theksoi se zgjedhjet e së dielës nuk ishin perfekte, por ishin një çlirim për njerëzit nga presionet dhe shantazhet, Rama tha se çirrjet mund edhe mos të kishin ndodhur, ndërsa ka thumbuar Metën. “Këto zgjedhje nuk ishin perfekte, por ishin pa as më të voglin çlirim më të madh të njerëzve, qoftë nga presioni i shëmtuar pamor i megaposterave, afisheve, në çdo lagje të Shqipërisë. Shfaqja e papritur dhe jashtë kontekstit, e disa çjerrjeve në fushatë, përbën një përjashtim që mos të kishin ndodhur, por nuk e cënuan këtë proces. Padyshim as marrëveshja ime politike, me kryetarin e opozitës pas një periudhe të gjatë, nuk ishte perfekte. Por siç kam besuar dje dhe sot, se ajo marrëveshja, ku opozita dhe qeveria, duhet të jenë të bashkuara për interesat e Shqipërisë, në rrugën për Europën që duan”, tha Rama. Mes të tjerash ai tha se tashmë LSI iku për skrap. “Duke arritur 18 mandate duke na dhënë një dorë të fuqishme në realizimin e objektivit tonë për ta udhëhequr Shqipërinë duke e çuar për skrap tepsinë”, pohoi ai.