Rama: Tamara e transformuar dhe e rilindur, një mrekulli e turizmit tonë...

Rama: Tamara e transformuar dhe e rilindur, një mrekulli e turizmit tonë malor

1345
0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi për të gjithë ndjekësit e tij në “Facebook” me disa pamje nga Tamara e Shkodrës. Ai bën të ditur se Tamara tanimë e transformuar dhe e rilindur sipas tij, përbën një mrekulli të turizmit të bukur malor në Shqipëri.  Përmes videos së publikuar, Rama ka uruar ditë të mbarë ndjekësve të tij, në rrjetin social. Fshati Tamarë, qendra administrative e komunës së Kelmendit, ndodhet në 280 m lartësi, mes malesh, atje ku bashkohen lumenjtë Cem i Selcës dhe Cem i Vuklit.

“MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Tamara e transformuar dhe e rilindur si një mrekulli e turizmit tonë të bukur malor”, shkruan Rama. Tamara është një nga perlat e Alpeve shqiptare. Ajo po kthehet në burimin më të fuqishëm ekonomik për 2 mijë banorët e saj dhe një aset i çmuar i turizmit kombëtar. Sot, Tamara ka një shëtitore të re, e shtrirë në 5 mijë m2 përgjatë lumit Cem, është bërë rikonstruksioni i çative dhe është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër, si dhe është bërë mbjellja e pemëve përreth shëtitores. Investimi prej 56 milionë lekë gërsheton peizazhin natyror me karakteristikat alpine të zonës