Rama takim ‘kokë më kokë’ me Ruçin, Ballën e Gjiknurin, zbulohet se...

Rama takim ‘kokë më kokë’ me Ruçin, Ballën e Gjiknurin, zbulohet se çfarë do diskutohet

304
0

 

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e deputetëve të PS, në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë, mësohet se pas mbledhjes Rama do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin,  kryetarin e grupit të PS, Taulant Ballën dhe bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin.

Bëhet me dije se fokus i bisedës së tyre do të jetë Reforma Zgjedhore. Rama u shpreh së fundmi se Reforma Zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me apo pa PD-në, brenda dhjetorit.