Rama sulmon LSI: Llumi më i madh. Kundërpërgjigjet Kryemadhi

Rama sulmon LSI: Llumi më i madh. Kundërpërgjigjet Kryemadhi

84
0

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalë të thjeshta dhe shumë të qarta ish-aleatëve të tij në qeveri për 4 vitet e shkuara, Lëvizja Socialiste për Integrim duke i akuzuar për degradim total në të gjitha institucionet dhe ministritë që u drejtuan prej tyre për 4 vjet, për te cilat sipas tij do te mbajnë përgjegjësi. Rama e nisi nga shkollat dhe emërimet e mësuesve dhe drejtorëve duke pranuar pjesën e tij të fajit për lëshimin e disa rasteve për drejtorë shkollash siç i kërkonte aleati, ndërsa qe shumë i ashpër ku foli për Burgjet dhe Hipotekat, 2 institucione të drejtuara pothuajse plotësisht nga LSI, të cilat i cilësoi “llumi më i madh” që sipas tij në 4 vitet e fundit arriti nivele të papërfytyrueshme. I ashpër ishte Rama edhe me AKU (Autoriteti i Kontrollit Ushqimor), një tjetër institucion i drejtuar nga LSI që sipas tij është një bandë e vërtetë shtetërore e cila në asnjë moment nuk e ka kryer funksionin për të cilin është ngritur, të kalojë në shërbimin ndaj qytetarëve dhe të merret me higjienën. Pas fjalës së mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ditën e sotme, ku foli për degradim total në të gjitha institucionet dhe ministritë që u drejtuan nga LSI për 4 vjet, nuk ka vonuar edhe reagimi i Monika Kryemadhit. “Kriminelët që Rama ka zgjedhur për t’i patur në krahë, nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar ka për të marrë fund. Më mirë të kesh në krah një infermiere, një këngëtare sesa vrasës apo trafikant”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI dhe se Shqipëria nuk mund të qeveriset me kriminelë. “Mund ta qeverisë shtëpinë e tij me kriminelë, por Shqipërinë jo”, tha Kryemadhi.

loading...