Aktualitet

Rama: Studentët punojnë turni i tretë gjithandej

By vizional

December 13, 2018

Kryeministri Edi Rama të enjten vazhdon të këmbëngulë në idenë e dialogut me studentët që të arrihet realizimi i tyre. Kreu i qeverisë duke i kthyer një përgjigje inserteve të shkëputura nga emisionet e ndryshme të “Opinion” në lidhje me punësimin e studentëve, deklaroi se nuk është ndonjë gjë e madhe, pasi studentët gjithandej punojnë turn i tretë. Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, tha se nëse qeveria merr vendimin pa diskutuar paraprakisht, përgjigja me gjasë do të jetë: nuk ishte ajo që kishim në mendje. Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë eksperiencë personale të tillë, veçanërisht kur tema e diskutimit është kaq e gjërë.