Aktualitet

Rama shkruan disa fjalë të ndjera për humbjen e jetës së bashkëshortes së Dritëro Agollit

By vizional

February 27, 2019

Kryeministri Edi Rama ka shkuar një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, gruas së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

“Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie!”, shkruan Rama.

Sadije Agolli u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. Sadija ndërroi jetë në spitalin e Neurologjisë ku ndodhej prej një jave.