Rama ‘sherr’ me Bashën: Shiko veten artist, Shqiponja petashuqe u kthye në...

Rama ‘sherr’ me Bashën: Shiko veten artist, Shqiponja petashuqe u kthye në horror

400
0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzës së Lulzim Bashës pasi tha se Rama e cilëson Shqiponjën Kombëtare vulgaritet, duke pretenduar se kryeministri ka për simbol hashashin. Me anë të një reagimi në TwiterrRama e cilëson Shqiponjën petashuqe të lekut duke pretenduar se nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, pasi për të kthehet në horror. Gjithashtu Rama i ka kërkuar Bashës të shikojë veten.

Reagimi i plotë i Ramës në Twitter:

 

Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist.