Aktualitet

Rama sfidon nga Vlora: Për dreq dje na bënë reklamë

By vizional

February 16, 2019

Ndërsa në Tiranë opozita ka ftuar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë, kryeministri Rama ka mbledhur në Vlorë, elektoratin në kuadër të takimeve publike “Bashkia që duam”. Ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur të organizojë takimin në Sheshin e Flamurit. Ndërsa në regjinë e transmetuar nga organizatorët e takimit, nuk mungojnë as pamjet me dron,  për të treguar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këtë takim.