Aktualitet

Rama reagon për tërmetin në Turqi: Jemi pranë popullit mik turk dhe lutemi të gjejnë forcën për ta përballuar këtë tragjedi

By vizionc

January 25, 2020

Kryeministri Rama reagon për tërmetin 6.8 ballë të shkallës richter që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, dhe ka shkaktuar deri tani 15 të vdekur e mbi 300 të plagosur.

 

Rama shkruan se në këto momente të vështira populli shqiptar është pranë popullit mik turk.

 

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama.