Rama reagon për grabitjen në Rinas: Kompania dështoi…

Rama reagon për grabitjen në Rinas: Kompania dështoi…

389
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri shkruan se shteti do të marrë kontrollin e perimetrit të jashtë të sigurisë së brendshme në aeroport. Sipas tij Kompania kineze që bleu aeroporti dështoi në garantimin e sigurisë.

 

Kryeministri Rama në Twitter:

 

Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.

 

Po ashtu, më herët Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt, pasi sipas tij ka cënuar sigurinë kombëtare.