Rama reagon ashpër: Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, t’i gjejnë vetë fondet

Rama reagon ashpër: Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, t’i gjejnë vetë fondet

395
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër kundër zgjedhjes së kryetarit dhe zv/kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Rama i quan farsë këto zgjedhje dhe thotë: “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”.

Reagimi i kryeministrit erdhi pasi Gudar Beqiraj u zgjodh në postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Ndërsa në postin e nënkryetarit të Akademisë  u zgjodh Muzafer Korkuti.

Ironia është se deri tani Korkuti mbante detyrën e  kryetarit, dhe Beqiraj ishte nënkryetar u bë kryetar.

Pra, thjesht kanë bërë një ndryshim pozicionesh.

Më herët, gjatë ditës, kryeministri Edi Rama deklaroi se Akademia e Shkencave duhet të reformohet, në të kundërt nuk do të marrë asnjë qindarkë.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë i është përgjigjur kërkesës së profesorëve dhe të akademikut Artan Fuga, i cili bëri letër të hapur ndaj Kryeministrit.

Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, shkruante kryeministri Rama.