
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një vendim ku thekson se ka firmosu shtyrjen e afatit të kredive për bizneset dhe për individët. Në shkresë thuhet se kreditë do të shtyhen deri më 31 maj 2020, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Në vendimin e bërë publik nga Rama thuhet se kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit dhe të komunikohet për të argumetuar shtyrjen e afatit.
“U THA U BË!
🔴 SAPO E FIRMOSA PO JU’A ÇOJ PËRPARA SE SA TË PROTOKOLLOHET PAS PAK MINUTASH, TË GJITHË ATYRE QË KANË NJË BIZNES DHE JANË NË HALL ME BANKAT PËR SHKAK TË LUFTËS🤗
🔴 JU LUTEM TË GJITHËVE MIQ, KINI BESIM DHE BËNI DURIM🙏
I LO❤️E YOU👐🏿”- shkruan Rama.