Rama: Pse ndodhi krisja e koalicionit me LSI-në

Rama: Pse ndodhi krisja e koalicionit me LSI-në

429
0

Kryeministri Rama ka folur sot nga Lushnja në një takim elektoral, duke treguar edhe arsyen e krisjes me LSI-në.Pasi tha se reformat me koalicionin ishin të suksesshme, Rama tha se krisja me LSI-në në fakt ka nisur me votimin e reformës në drejtësi. “Krisja me ta nuk ka nisur tani. Krisja me partnerin e koalicionit ka nisur me votimin e reformës në drejtësi. Ata ëndërrojnë akoma se ajo nuk do të zbatohet”, tha Rama.Kryeministri iu përgjigj edhe PD-së, për spotin më të fundit elektoral, ku Rama paraqitet si një drejtues automjeti pa patentë që aksidentohet. I them partisë së patentave, se unë nuk po ju ftoj në një garë me makina. Vërtet s’kam patentë, por s’është e njëjta gjë”, tha Rama.

Shperndaje