Lajme

Rama provokon me Dukatin “e kuq” në ditën e dëshmorëve

By vizional

May 05, 2019

 

Reagimet kanë qenë të shumta, dikush i thotë që Dukatin e ke lyer me të kuqe gjë që nuk e bënë dot as komunistët.

Kryeministri Rama ka zgjedhur ta filloje diten e 5 majit me nje video ne facebook nga transferimi i qendrës së Dukatit të Vlorës. Reagimet kanë qenë të shumta, dikush i thotë që Dukatin e ke lyer me të kuqe gjë që nuk e bënë dot as komunistët.

Në fakt fshati që ka zgjedhur Rama, njihet si mbështetës i Ballit Kombëtar gjatë Luftës. Megjithatë deputeti u Vlorës ka zgjedhur t’i përshëndesë me videon e Dukatit familjarët e dëshmorëve, që Vlora i ka me shumicë.

A është ky një mesazh i koduar i Kryeministrit që në 5 maj ia arrin ta lyejë dhe Dukatin me të kuqe? Apo është një provokim që vjen nga nënndërgjegja e tij, si intelektual që e ka quajtur Luftën Nacional-Çlirimtare luftë civile?