Aktualitet

Rama pret në zyrë policen Ina Nuka pas kthimit në Tiranë

By vizional

December 23, 2018

Pas kthimit nga Turqia, ku iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gishtat të cilat i plagosi me kapsolle gjatë protestës, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij efektiven Ina Nuka. Rama tha se Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

 

Ina Nuka:

 

Operacioni shkoi me sukses. Brenda 6 muajsh do kem ndjeshmërinë  e gishtave me thanë mjekët. Më pas do heq penjët dhe do bëj fizioterapi deri sa të merret funksioni i dortës.

 

Ed Rama:

 

Ne jemi krenari për ty dhe do të japim një mbështetje financiare dhe morale për t’u rikuperuar qetësisht dhe të rintegriohesh. Më pas do i kthehesh pak nga pak detyrës.