Rama paraqet projektin e përfunduar 3D të Portit të Durrësit, nuk thotë...

Rama paraqet projektin e përfunduar 3D të Portit të Durrësit, nuk thotë asnjë fjalë për kompaninë guack që do të bëjë investimin

351
0

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një  video 3D të projektit të përfunduar të Portit të Durrësit. Kryeministri teksa lavdëron moketin, dhe konsideron portin e ri të Durrësit si një nga portet më të mëdha dhe më të bukura turistike të Mesdheut, nuk thotë asnjë fjalë në lidhje me kompaninë guack që do ta ndërtojë atë.

 

Postimi i plotë: MIRËMËNGJES

dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë

Kujtojmë se kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Symphony Invest Limited është kompania, me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit përmes një ligji special, si ai i Teatrit Kombëtar që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Por kush qëndron pas kësaj kompanie offshore?

 

Fillimisht Symphony Invest Limited është krijuar nga një firmë ligjore e specializuar në regjistrimin e kompanive guacka, për llogari të biznesmenit Muhamet Alabbar. Por menjëherë pas themelimit, ky i fundit i ka transferuar aksionet e saj tek në mënyrë të barabartë te dy kompani të tjera, të quajtura Eastern RE Fund lp dhe Symphony Global Holdings.

 

Edhe këto dy shoqëri rezultojnë të hapura rizhtazi në Dubai, pa historik dhe pa bekgraund financiar. Rrjedhimisht, përfituesi fundor i kompanisë që do të marrë më shumë se 100 hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit është i panjohur, ashtu si dhe kapaciteti financiar i tij.

 

Projekti i portit të Durrës rrethohet nga shumë pikëpyetje, jo vetëm financiare, por edhe ligjore. Ky investim do të realizohet përmes një ligji special, jashtë rregullave të prokurimit publik, por edhe transparencës së detyruar të projekteve shtetërore.

 

Regjistrimi në offshore i kompanive që do të financojnë dhe realizojnë projektin i shton edhe më shumë këto pikëpyetje, ndërkohë që ligji special i qeverisë për portin e Durrësit ka shkaktuar jo pak shqetësim te Bashkimi Europian.