Aktualitet

Rama nuk i ndalon më ironitë për LSI-në: “E trajtojnë shtetin si mall pa zot”

By vizional

June 12, 2017

Në një tryezë me biznesmenë të bimëve medicinale në Shkodër, Edi Rama ka folur sot sërish për LSI, edhe pse në jo mënyrë direkte, duke i përshkruar si njerëz që e shohin shtetin vetëm rroga dhe vendet e punës. Ndërsa fliste për drejtoritë në Ministrinë e Bujqësisë, Rama tha se do të kishte dashur t’i shkrinte nga 12 në 4 drejtori, por e kishin kundërshtuar aleatët. “Unë them se nuk ka nevojë për 12 drejtori në Ministrinë e Bujqësisë, ato thonë: Ne kemi kaq drejtori, ti do të na i shkrish! Unë them se nuk duhen 12 drejtori. Duhen 4. Ama bëjnë politika këto merren me njerëzit direkt Unë kam dashur ta bëj me 4. Po nuk i gjete punës njeriun nuk funksionon. Këtu është bërë, hajt t’i gjejmë njeriut punën. Shtetin këto e trajtojnë si mall pa zot, o burra të marrim njerëz në punë të na japin vota” u shpreh Edi Rama. Të pranishmit në tryezë treguan edhe barcaleta me ministrin Edmond Panariti. “Erdhi Ministri i Bujqësisë në 2015 këtu dhe tha: Merrni masa se pritet shi i madh, njësoj si ai i 2010. Përgatituni! Po mirë i thanë. Do blejmë çadra! Se aty s’kishe çfarë t’i bëje aty të gjitha kanalet e bllokueme”.