Aktualitet

Rama njoftoi mbylljen e TikTok/ Akil Pano kundër vendimit: Problemi s’është te platforma! Njësoj sikur të heqësh bisturinë, mjeku me atë shëron, vrasësi vret

By vizional

December 23, 2024

Pastori Akil Pano komentoi sot në studion e News 24  vendimin e kryeministrit Rama për të mbyllur rrjetin social Tik Tok për një vit në vendin tonë. Pastori u shpreh kundër mbylljes së TikTok, ndërsa theksoi se problemi i dhunës nuk buron nga platforma por nga njerëzit, kultura dhe mënyra se si rrjetet sociale përdoren nga individët. Akil Pano tha se gjithçka që ndodh në Tik Tok ndodhe edhe në platforma të tjera sociale.

Akil Pano: Ato video i gjen edhe në Tik Tok. Mjafton t’i kërkosh. Gjithçka që ndodh në tik tok ndodh edhe në whatsapp, snapchat, facebook. Zotëria ka marrë në krahët e tij të drejtën që të përfaqësoje shqiptarët për lirinë e fjalës.  Është sikur të heqim nga funksioni thikën apo bisturinë sepse e ka bisturia fajin, ndërkohë që me bisturi mjeku shëron, kuron.  Kriminel përdor të njëjtin mjet për të vrarë, mjeku për të kuruar. Problemi nuk është i platformës, është i njeriut, i kulturës. TIK TOK përdoret edhe për mirë, por disa abuzojnë.