Rama në Twitter: Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë

Rama në Twitter: Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë

318
0

Kryeministri Edi Rama e ka sqaruar edhe njëherë në “Twitter” se cili është motivi i udhëtimit të tij drejt Italisë.

Ndërsa në protestë, qytetarët thërrisnin “Rama ik!”, kryeministri shkroi se do të jetë në Itali për 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë pas cenimit të rëndë ndërkombëtar nga protesta e 16 shkurtit por jo vetëm.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. #ShqipëriaqëDuam🇦🇱#FinoAllaFine💪”, shkruan Rama.

Rama Twitter