Aktualitet

Rama: Mos votoni Dashin e Havasë dhe Vangjelin e bakllavasë, jazëk ju qoftë po i çuat në parlament

By vizional

June 23, 2017

Gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Vlorë, Edi Rama ka përfituar edhe njëherë nga rasti për t’i bërë thirrje votuesve që t’i japin timonin Partisë Socialiste ditën e dielë. Këtë fushata Rama si asnjëherë më parë ka kërkuar me ngulm edhe votat e votuesve të djathtë apo të partive të vogla. I ashpër në fjalim Rama ka sulmuar dy kandidatët e koalicionit të djathtë, Vangjel Dulen dhe Dashamir Tahirin, duke i thënë votuesve, “jazëk ju qoftë po votuat Dashin e Havasë dhe Vangjelin e bakllavasë”.“Je anëtar i PD? Çfarë problemi ka? Aty të rrish e të rrish me nder. Por a është Luli gati të bëjë punë që mund të bëjë skuadra jonë? A mjafton bindja juaj e djathtë që t’i shkoni mbrapa Dashit të Havasë dhe Vangjelit të bakllavasë?’,- tha Rama. “Si mund të tallet dhe poshtërohet çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoritetin të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë ju them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë”.- vijoi kryeministri.