Rama me sipërmarrësit në Golem dhe takim në Rrogozhinë

Rama me sipërmarrësit në Golem dhe takim në Rrogozhinë

344
0

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë ku u takua me sipërmarrësit e zonës së Golemit, në një nga investimet më të reja në bregdetin e Golemit.

Kryeministri Rama foli me sipërmarrësit për sa është bërë në këtë pjesë të parë dhe sa shumë më shumë mund të bëhet së bashku për të forcuar më tej rolin e turizmit në rritjen e ekonomisë familjare dhe kombëtare.

Rama foli për një ndërthurje të turizmit detar, me agroturizmin dhe turizmin historik.

Gjithashtu kryeministri Rama foli për një projekt me Bankën Botërore prej 71 milionë euro për zonën turistike.

Kreu i qeverisë tha se tashmë pas përfundimit të projekteve në zonën e jugut, prioritet janë Golemi dhe Velipoja. “Kemi bërë një investime të rëndësishëm në rrugën e plazhit në këtë zonë”, tha Rama.

“Këto 44 muaj e kthyem Turizmin një ndër faktorët kryesore të rritjes ekonomike; Vizitorët u rritën me +45% dhe kapacitetet akomoduese me +44.3% duke bërë të mundur që të ardhurat e këtij sektori në ekonomi të arrijnë rekord historik në 1.5 miliard euro, një rritje me 38% dhe punësimi në sektor shtohet me +31782 të punësuar më shumë se në 2013. Vijuam më tej me uljen e TVSH nga 20% në 6%”, tha Rama.

“Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, theksoi Rama.

Rama: Koalicionet për programe, jo për tepsinë e pushtetit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takimi me elektoratin e Rogozhinës.

“Në gjithë botën bëhen koalicione që nga Gjermania, po koalicionet bëhen për programet dhe jo për tepsinë e pushtetit. Në gjithë botën forcat politike bashkëpunojnë në qeverisje kur nuk i kanë numrat e nevojshëm, ose kur kanë një plan të madh për të ardhmen për reforma të mëdha, por bashkëpunimi bëhet pas zgjedhjeve, duke ulur në tavolinë e duke përputhur programet. Kurse këtu pas çdo zgjedhje mbarojnë punë nëpër Shqipëri, duke marrë vota në këmbim të favoreve apo të premtimeve se do i fusin të gjithë njerëzit në punë shteti, dhe pastaj atje në Tiranë as nuk i intereson fare programi, po copa që do marrin nga tepsia e pushtetit. Dhe tepsia e pushtetit është kusht për të patur qeveri, koalicion, mundësinë që të qeverisësh. por si mund të vazhdohet kështu? Si mund të vazhdohet që siç themi ne, kur është çun e kemi të gjithë, kur është gocë e ka partia e madhe, e ka kryeministri”, tha Rama në fjalën e tij.

Kreu i Partisë Socialiste tha më tej se më 25 qershor merret vendimi për ngritur krye ndaj administratës, që e quajti të kalbur.

“Vendimi që do të marrim më 25 qershor nuk është një vendim për të fituar njëra palë e për të humbur pala tjetër, nuk është vendim për tifozllëk, po një venidm për Shqipërinë që duam, për të ngritur krye që të gjithë ndaj një administrate shtetërore që është kalbur, për shkak të partive që e kanë kthyer administratën e shtetit në një tepsi për ndarjen e pushtetit”, tha ai.

  Era cela