Rama mbledh Komitetin e Emergjencave; raportohet për 23 shkolla të përmbytura dhe...

Rama mbledh Komitetin e Emergjencave; raportohet për 23 shkolla të përmbytura dhe mijëra qytetarë pa energji elektrike

366
0

 Është duke u zhvilluar mbledhja e Komitetit te Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile e cila është thirrur nga vetë kryeministri Edi Rama. Të gjithë ministrat e qeverisë po raportojnë për situatën ne terren, ndërkohë që këshilltari për Sigurinë ka deklaruar gjatë kësaj mbledhje se janë të paktën 128 mijë abonentë kanë mbetur pa energji elektrike. Ai raportoi po ashtu se 23 shkolla janë dëmtuar dhe për pasojë nuk mund të nisin mësimin ditën e hënë. Gjatë fjalës së tij Xhafa ka shprehur se të gjitha autoritetet e Ministrisë së Brendshme dhe ato të Mbrojtjes janë në terren ku edhe do të bëjnë një pasqyrim të situatës për të nxjerr në pah sipas tij përgjegjësit e institucioneve, apo individëve.