Aktualitet

Rama: “Lasgushi” u ul në Rinas, “Noli” fluturon në Nju Jork vitin tjetër

By vizional

September 14, 2018

Kryeministri Edi Rama në inagurimin e kompanisë ‘Air Albania’, zbuloi se avionët me stemën e flamurit shqiptar, do të mbajnë emrat e poetëve tanë të shquar. Rama tha se avioni i parë që u ul në Rinas të premten pasdite është Lasgushi. Ai tregoi se në fund të vitit tjetër, kompania do të ketë një linjë direkte Tiranë- Nju Jork. Sipas kryeministrit, avioni i kësaj linje do të mbajë emrin e imzot Fan Nolit. Rama tregoi se nuk do të jemi vendi me vetëm një aeroport, por do kemi edhe tre të tjerë. Ai tha se përveç Rinasit, Shqipëria do të ketë aeroportin e Kukësit, të Vlorës dhe të Sarandës.  “Shqiponjave tona do t’i vendosim emrat e poetëve tanë. Ky pas meje është “Lasgushi”, pas një muaji tjetri do të jetë “Migjeni”. Ambicia jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork “Imzot Nolin’”, u shpreh Rama