Rama lahet në det një ditë para zgjedhjeve

Rama lahet në det një ditë para zgjedhjeve

565
0

Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e votimeve të Edi Ramës, në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, po protestohet kundër zgjedhjeve njëpartiake. Ndërkaq Edi Rama ndodhet në Vlorë edhe ku bëri mbylljen e fushatës së tij. Sot ai ka postuar në Facebook, një video ku shfaqet duke bërë not tek ‘zona e Vilave’ në Vlorë. Ajo që bie në sy është fakti se në zonën ku është Rama nuk ka asnjë njeri, pasi rojet janë kujdes që ti largojnë të gjithë personat që ndodheshin aty, për shkak të frikës që e ka zënë. Votimet që pritet të zhvillohen nesër, do të jenë të parat pa pjesëmarrjen e opozitës në pothuaj 30 vjetët demokraci në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist.